Në natën e parë të festivalit, kanë performuar Ansambli nikoqir "Shipet e Vogla", Ansambli Rumeli Kültür Dernegi nga Inegüli, Ansambli "Osman Taka" nga Vlora, Ansambli Autokton "Rugova" nga Peja, dhe Ansambli nga diaspora "Dardanēt" nga Gjermania.
Ndërsa në natën e dytë, publiku është argëtuar nga Ansambli "Gjilani", Ansambli "Deçani", Ansambli "Bajram Curri", Qendra Kulturore "Anamorava", dhe Grupi muzikor "Mirela".
Ky festival solli shumë kënaqësi dhe argëtim për audiencën përmes muzikës folklorike.
Gjithashtu, prania e solistëve të njohur si Hysni Klinaku dhe Arif Vladi shtoj edhe më shumë vlerën artistike dhe emocionale të festivalit.
Përfundon festivali mbarëkombëtar i folklorit "Boletini n’plis të bardhë"
Për dy ditë rresht, qyteti i Mitrovicës ishte nikoqir i festivalit mbarëkombëtar të folklorit të ansambleve nga të gjitha trevat shqiptare dhe me gjerë duke përfshirë Pejën, Gjilanin, Deçanin, Prishtinën, Vitin, Podujevën, Gjermaninë, Turqinë dhe Vlorën.