Gjatë takimit u bisedua për gjendjen e trashëgimisë kulturore në komunën e Mitrovicës. Drejtorët Peci e Pajaziti e njoftuan përfaqësuesen e OKB-së, Bennoune edhe për statusin që kanë objektet e trashëgimisë kulturore dhe për masat që po i ndërmarrin institucionet e pushtetit lokal dhe ato të nivelit qendror për ruajtjen dhe renovimin e këtyre objekteve.
Ata thanë me këtë rast, se po bëhen përpjekje të mëdha që të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore të trajtohen në mënyrë profesionale dhe të mirëmbahen, por që në këtë drejtim ka shumë problem për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore./InfoKomuna/
Raportuesja e OKB-së Karima Bennoune qëndron në Mitrovicë
Raportuesja special e OKB-së për fushën e trashëgimisë dhe të drejtave kulturore, Karima Bennoune, ka qëndruar në Mitrovicë. Ajo është pritur nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, drejtori I Drejtorisë së Arsimit, Pajazit Hajzeri dhe bashkëpunëtorët e tyre.