Në kuadër të këtyre aktivitete parashihen të organizohen punëtori me karakter informues dhe edukativ si dhe programe argëtimi për fëmijë.
Aktivitetet e 1 Qershorit do të mbahen në sheshin Ibrahim Rugova me fillim nga ora 10:00, ku do të ketë lojëra, gjurmime të improvizuar arkeologjike, lexim të përrallave, e të tjera, kurse më 2 qershor, për aktivitete të ngjashme, fëmijët do të mblidhen në Lapidariumin arkeologjik.
Për datën 3 është paraparë një vizitë në Muzeun Shtëpia e Pavarësisë, Dr. Ibrahim Rugova, ku do të ketë edhe program edukativo-arsimor për fëmijë.
Muzeu i Kosovës organizon aktivitete për nder të Ditës së Fëmijëve
Për nder të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Muzeu i Kosovës organizon aktivitete për tri ditë radhazi me moton Luajmë, mësojmë, zbulojmë trashëgiminë.

