JETA: Njeriu i Radios [Video]

Në JETA të KTV-së i ftuar ishte njeriu i radios, Hivzi Krasniqi i lindur e rritur në Pejë.

Që i vogël do të merrej me shkrime. Radion gjithmonë e kishte ëndërr dhe një ditë ëndërronte ta prekte, gjë të cilën e bën tash e 42 vjet.

Ai në JETA tregon se si në shtëpinë e tij nuk kishte televizor dhe se babai i tij posedonte vetëm një transistor me bateri. Krasniqi tregon se si babai e qortonte se po i harxhonte shume shpejtë bateritë.

Shume e shume emisione: Pa brenga, Fontanë dëshirash, Mirë qofshi, etj

Tash punon në emisionin e mëngjesit nga 6-9 në Radio Kosova.

Ai tregon shume të pathëna. Zbuloni ato përmes videos më poshtë: