Tash e dy javë autoritetet e trashëgimisë kulturore nuk kanë përgjigje se kush e ka bërë këtë, shkruan Koha Ditore.
Kanë njoftuar Policinë e Kosovës përderisa, sipas zyrtarëve policorë, hetimet janë duke vazhduar pasi rrënimi i objektit të shekullit XX është bërë pa leje. Në atë shtëpi më 1915 u lind heroi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Ramiz Sadiku.
Në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojte të përkohshme ka numrin rendor 435 dhe ishte ndër ndërtesat e para që kishte hyrë nën mbrojte si aset i trashëgimisë kulturore në ish-Krahinën Socialiste të Kosovës. Kësisoj statusin e monumentit e kishte tash e shtatë dekada, por krejt çfarë kanë mundur të bënin institucionet ka qenë konstatimi se prej gjysmës së muajit të kaluar ajo nuk ekziston më.
Punonjësit e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Pejë, në ditën e 15-të të prillit, kanë vërejtur se shtëpia që gjendej në rrugën “Esat Myftari” është rrënuar. Pas konsultimeve me Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore, QRKT-ja ka lajmëruar Policinë e Kosovës.
Rrafshohet monumenti në Pejë, Policia nis hetimet
Peja është qyteti i radhës që ka një monument më pak. Objekti njëkatësh, që ishte nën mbrojtje si “Shtëpia e Heroit të Popullit Ramiz Sadiku”, është rrafshuar.