Me shfaqjen Muhamed Ali, në Tetarin e Qytetit Avdush Hasani në Podujevë, të hënën ka filluar edicioni i nëntë i Festivalit Teatri Ndryshe.
Hapjen ej festivalit e bëri Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, nën patronazhin e të cilit mbahet ky manifestim kulturor.
Me këtë rast kryetari Veliu tha se festivali Teatri Ndryshe është një ngjarje e rëndësishme kulturore për qytetin e Podujevës.
Ky festival e begaton jetën kulturore në qytetin tonë gjatë ditëve të verës. Adhuruesit e artit dramatik do të kenë rast të përcjellin shfaqje të ndryshme që i sjellin në skenë dramaturgë, regjisorë e aktorë të shquar na treva të ndryshme, tha kryetari Veliu.
Në hapje të festivalit në ambientet e jashtme të tetarit u organizua një ekspozitë e trashëgimisë kulturore, e cila u përcoll me këngë nga nxënësit e shkollës së kitarës Mirela.
Festivali Teatri Ndryshe do të zgjas deri më 28 korrik dhe do të jepen pesë shfaqje.
/InfoKomuna/
Fillon edicioni i nëntë i Festivalit Teatri Ndryshe
Në Podujevë, të hënën është hapur, edicioni i nëntë i Festivalit "Teatri Ndryshe", i cili deri më 28 korrik do të mbahet në Teatrin "Avdush Hasani" në Podujevë.