Postimi i plotë i kryetarit Rama:
Filloi edicioni i 15-të i PriFilm Fest!
PriFilm Fest shkon përtej shfaqjes së filmave; ai eksploron fuqinë e rrëfimtarisë, feston diversitetin, avokon për të drejtat e njeriut dhe për tolerancën, krijon mundësi për kineastët, lidh miqësi të reja dhe po ashtu shfaq para publikut tonë e miqve ndërkombëtarë, më të mirën e krijimtarisë sonë në artin kinematografik.
Sot, mbas 15 edicionesh, vazhdon me qenë një dritare e begatshme për kineastët tanë të rinj, që ende përballen me kufizime të udhëtimit në Evropë e përtej saj, duke u ofru atyre një shans për me u lidhë me profesionistët e industrisë dhe me i bashkëprodhu filmat e tyre.
Tema e festivalit kësaj radhe, me fokus Izraelin, është një hap i madh përpara. Falë përkrahjes së Ambasadës së Izraelit në Kosovë, kinemaja izraelite zen qendrën e vëmendjes në ekranin e madh të festivalit sivjet. Do të shohim filma, do të takojmë regjisorë dhe kineastë izraelitë, me çka do t’i thellojmë lidhjet tona kulturore përmes një marrëveshjeje historike bashkëprodhimi me Izraelin. Ne nuk po i kapërcejmë kështu vetëm distancat gjeografike, por po ndërtojmë ura midis kulturave përmes gjuhës universale të kinemasë.
Filloi edicioni i 15-të i PriFilm Fest
Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, përmes një postimi ka njoftuar lidhur me fillimin e edicionit të pesëmbëdhjetë të PriFilm Fest.