Këshilli i GKK-së ka vendosur për ekspozitat të cilat do të prezantohen brenda kornizës programore për vitin 2019.
Përveç ekspozitave grupore tani më tradicionale të GKK, Edicioni XVI-të i ekspozitës ndërkombëtare “Gjon Milili” dhe Artistët e Rinj në edicioni III-të, KD i GKK-së për 2019 ka përzgjedhur edhe një sërë propozim-projektesh që do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm, si: “Muslim Mulliqi-vizatime”, kuruar nga Visar Mulliqi; Projektin kuratorial të Ardian Isufi & Elton Koritari, një bashkëpunim me Shqipërinë; artistja Majlinda Kelmendi do të ketë një ekspozitë individuale me vepra të kuruara nga Ardian Isufi&B17 architects.
Gjatë 2019 GKK-ja ka përzgjedhur edhe ekspozitën “Gjelosh Gjokaj” e cila do të realizohet në bashkëpunim me Muzeun e Malit të Zi, me kuratore Selma Gjekoviç dhe perceptions:”Burrneshat” , British Council, kuruar nga Arta Agani.
Po ashtu në 2019 do të organizohen edhe, Projekt kuratorial Filloart, Arian Berisha, IRWIN, Koleksioni i artistëve francez, nga Muzeu i Arteve Bashkëkohore të Shkupit, transmeton gazeta Observer.
Pastaj shkëmbim të i ekspozitave me Galerinë Kombëtare të Shkupit, ndërsa një shkëmbim i ekspozitave është paraparë të realizohen në bashkëpunimi me Bosnje dhe Hercegovinën.
Një ekspozitë do të realizohet edhe në 40-vjetorin e themelimit të GKK, ndërsa në kuadër të programit artistik të GKK-së për 2019 do të ketë edhe programe edukimi, pastaj programi i Ligjëratës dhe Debatit, Bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe programi i Hulumtimit.
Galeria kombëtare miraton programin e ekspozitave për 2019-ën
Dhjetëra ekspozita kolektive dhe personale, por edhe bashkëpunime ndërmjet institucioneve me Shqipërinë dhe me vende tjera, do të zënë vend në programin artistik për 2019 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.