Punimet janë realizuar përgjatë muajit gusht nga artistët e rinj studentë të Artit Konceptual dhe Mediave të Reja, Arkitekturës si dhe Dizajnit të Modës në bashkëpunim me ligjërues ekspertë të fushës së artit të cilët kanë inspiruar rrugëtimin e tyre profesional.
Hapet ekspozita “Ethos” në ndërtesën e vjetër të Kryeqytetit
Në ndërtesën e vjetër të Kryeqytetit, u hap ekspozita “Ethos” e mbështetur nga Drejtoria e Kulturës dhe e realizuar nga Expoart.40, e cila eksploron lidhjen në mes të identitetit dhe vlerave dhe se si këto mund të shfaqen nëpërmjet artit bashkëkohor.