Në Kryeqytet do mbahet Festivali tradicional i valleve folklorike “Ylberi i Prishtinës”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi ka treguar lidhur me mbajtjen e Festivalit tradicional të valleve folklorike “Ylberi i Prishtinës”, ku me këtë rast kanë mirëpritur 400 valltarë të vegjël nga shtete të ndryshme të botës.

Postimi i plotë i kryetarit Rama:

Ylberi i Prishtinës

Kryeqyteti mirëpriti 400 valltarë të vegjël e entuziastë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët do të garojnë për vallen më të bukur në festivalin tradicional të valleve folklorike "Ylberi i Prishtinës".

Jam shumë i lumtur që Kryeqyteti jonë për dy ditë do jetë nikoqir i këtyre valltarëve të vegjël të mrekullueshëm, të cilët nga Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Rumania, Kurgistani e në veçanti fëmijët nga Ukraina të cilët edhe në kohë lufte erdhën e  do të na sjellin festë për dy ditë në Prishtinë.  

Falënderoj drejtoreshën e kulturës, Arta Balaj, për një organizim kaq të mirë të këtij festivali  të rëndësishëm për ne.