“Pas një koncerti të suksesshëm që e organizuam bashkë me Filarmoninë e Kosovës në kuadër të aktiviteteve 20/20, kemi vendosur që gjatë këtyre “Ditëve të diasporës” kur kemi shumë vizitorë, publikut të Prishtinës dhe Kosovës t’i ofrojmë edhe një ngjarje fantastike, me këtë rast me tenorin tonë të mirënjohur Ramë Lahaj. Rama me miq do të performojë në sheshin “Skënderbeu” dhe koncerti është pa bileta dhe hyrja është falas. Pres që mbrëmja e nesërme të na mbetet gjatë në kujtim”, tha Kryetari Ahmeti.
Ndërsa, Ramë Lahaj tha: “Kam qenë në Prishtinë vitin e kaluar në koncertin e zonjës Apostolova dhe e kam parë që Prishtinës ia kam pasë borxh një koncert të madh. Edhe mua mu plotësua dëshira sepse e kam ndjerë si borxh. Jam jashtëzakonisht i nderuar që arritëm të organizojmë këtë koncert me mbështetjen e Kryetarit Ahmeti dhe kam pasë mundësi të vijë në Prishtinë bashkë me kolegët e mi duke e pa axhendën e ngarkuar.”
Kryetari Ahmeti dhe tenori Lahaj edhe njëherë e potencuan rëndësinë dhe domosdoshmërinë e sallës koncertale në Kryeqytet për organizimin e koncerteve të tilla në vazhdimësi. /InfoKomuna/
“Ramë Lahaj & Friends” me koncert nën qiell të hapur në Prishtinë
Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me tenorin Ramë Lahaj, baritonin Kiril Manolov, dirigjentin David Crescenzi dhe drejtoreshën për Kulturë Blerta Basholli prezantuan detajet e koncertit që do të mbahet nesër në mbrëmje, në orën 20:30, në sheshin “Skënderbeu”.