Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të institucioneve të kulturës të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se nga institucionet relevante të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë po punohet jashtëzakonisht shumë në mënyrë që organizimi për shënimin të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit të jetë sa më madhështor dhe të shënohet në mënyrën sa më të mirë të mundshme.
Pjesëmarrësit e këtij takimi, diskutuan gjatë rreth agjendës për ditën e 10 qershorit për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
"Manifestimi për shënimin e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit do të jetë madhështor"
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, është mbajtur takimi i Komisionit Qeveritar për shënimin e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.