Drama Jetë në udhëkryq shpalos realitete të dhimbshme dhe momente thyerjesh shpirtërore e morale, duke u gërshetuar me përpjekjet njerëzore për tejkalimin e sfidave të jetës.
Kjo dramë përkon me zhvillime aktuale të shoqërisë moderne, me tërë vështirësitë që e karakterizojnë tranzicionin tonë shoqëror. Drama ka të bëjë me fate njerëzish që takohen në udhëkryqet e jetës.
Mbi të gjitha drama, Jetë në udhëkryq është një mesazh i fuqishëm edukativ, me një mori vlerash shoqërore, përmbledhur në disa minuta.
Drama Jetë në udhëkryq është realizuar nga regjisori nga Tirana Gjergj Mena, ndërsa rolet i interpretojnë të rinj e të reja nga komuna e Rahovecit.
Pritet që në shfaqje të marrin pjesë personalitete të jetës publike, kulturore dhe dashamirës të artit skenik nga komuna e Rahovecit.
Shfaqja jepet më 3 mars 2016 në orën 17:15, në Qendrën e Kulturës Mensur Zyberaj.
Hyrja është falas./InfoKomuna/
"Jetë në udhëkryq" shfaqet të enjten në Rahovec
Në Komunën e Rahovecit, të enjten më 3 mars 2016, shfaqet drama Jetë në udhëkryq, që është fryt i bashkëpunimit të Qendrës Rinore S.H.L-Kosova dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.