Nis Festivali tradicional kombëtar i folklorit “Anadrinia Jehon 2018”

Në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit, për të 17-tin vit me radhë do të nis Festivali Tradicional Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon 2018”.

Festivali “Anadrinia Jehon”, organizohet në kuadër të aktiviteteve të “Javës së heronjve dhe dëshmorëve të Komunës së Rahovecit” dhe organizohet në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Festivali do të organizohet sipas kësaj agjende:

Ora : 17:00-Pritja e grupeve artistike nga Drejtori i DKR-së , Ervin Hoxha (Shkolla fillore “Rudolf Walther)" në fshatin Dejnë.

Ora: 17:30-Defilimi i grupeve artistike

Ora 18:30 - Përurimi i Amfiteatrit të Festivalit nga Kryetari i Komunës Smajl Latifi.

Ora: 19:00-Hapja e  edicionit të 17-të, të Festivalit Kombëtar të Folklorik “Anadrinia Jehon 2018” nga Kryetari i Komunës Smajl Latifi.

Grupet pjesëmarrëse:

Nata e I-rë, 11 maj 2018

1. SH.K.A "Anadrini" Dejnë

2. SH.K.A "Ardhmëria" Gjakovë

3. SH.K.A "Tingujt e Vendlindjes" Kaçanik

4. SH.K.A "Muharrem e Xhevat Qena"

5. SH.K.A,,Isa Boletini" Rogovë

6. SH.K.A "Rahoveci" Rahovec

7. AKV "Zëri i Kosovës" Fushë Kosovë.

Nata e II-të, 12 maj 2018

1. AKV "Hajvalia" Prishtinë

2. SH.K.A "Bresana" Dragash

3. AKV "Dëshmorët e Kombit" Obiliq

4. SH.K.A "Albana" Kamenicë

5. AKV "Mitrovica" Mitrovicë

6. Grupi i rapsodëve nga Malisheva

7. Rapsodët Shefki Salihu dhe Shaban Baksi

8. AKV "Nënë Tereza" Tiranë

9. AKV "Visaret e Krrabes".

Nata e III-të, 13 maj 2018

1. SH.K.A "Bajram Curri" Krushë e Madhe

2. SH.K.A "Minatori" Kishnicë

3. Grupi i Rapsodëve Gjenevë

4. AKV "Folk Alb" Tiranë

5. Solistja "Hava Bekteshi" Hamburg

6. AKV "Kemajl Azizi" Viti

7. AKV "Ilirida" Shkup

8. AKV. "Emin Duraku" Shkup Mysafir. /InfoKomuna/