Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ceremonia hapëse është nga ora 14:00, transmeton Koha.net. HardhFesti do të zgjasë deri më 4 shtator.
Në këtë edicion do të performojnë artistë nga Suedia, Zvicra,Gjermania, Arabia Saudite, Bjellorusia, Bosna dhe Hercegovina, Greqia, Polonia, Turqia, Bullgaria,Maqedonia si dhe Shqipëria e Kosova.
E veçanta e këtij edicioni jubilar, është edhe ardhja e stërmbesës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Sofie Kastrioti, e cila do të jetë pjesë e programit, duke performuar veprat e saja artistike. Vizita e saj është nder për komunën e Rahovecit pasi që kjo është hera e parë që znj. Kastrioti viziton Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatë.
Më poshtë mund të shikoni edhe programin e këtij edicioni të HardhFestit.
"Për Kokërr tQefit" sot fillon HardhFesti
Me moton Për Kokërr tQefit fillon sot edicioni i 15 i festës së vjeljes së rrushit, HardhFest që mbahet në Rahovec.