Përfundon edicioni i 15-të festës së rrushit HardhFest 2016

Me aktivitetin artistik nga kolonia e artistëve, Art Sympozium, u mbyll edicioni i 15-të jubilar i festës së rrushit, HardhFest 2016.

Në Hardh Galery, pjesëmarrës ishin kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe stër-mbesa e Skënderbeut, Sofie Kastrioti, të pranishëm  ishin edhe artistët ndërkombëtar.
Kryetari u Komunës së Rahovecit, z.Idriz  Vehapi ne fjalën e mbajtur në Hardh Galery inkurajoi artistët që të vazhdojnë me punën e tyre dhe të begatojnë këtë sferë, teksa ri konfirmoi mbështetjen e pa-kursyer për organizimin e HardhFest.

Fehmi Hoxha drejtor i Urbanizmit ,  Planifilimit dhe Mbrojtje te Mjedisit në Komunën e Rahovecit dhe  udhëheqës i kolonisë së artistëve shprehu mirënjohjen për realizimin e suksesshëm të aktivitetit dhe të HardhFest, ku edhe falënderoi artistët nga mbarë bota që morën pjesë në HardhFest duke i inkurajuar që ata sërish të jenë pjesë e festivalit.


Ekspozitën e hapi dhe njëkohësisht e mbylli festivalin HardhFest, kryesuesi i Këshillit të HardhFest, Emrullah Spahiu, i cili falënderoi artistët për kontributin në HardhFest, duke thënë se arti gjithmonë do të cilësohet vlerë nga HardhFest. Ai falënderoi kryetarin Vehapi për përkrahjen e festivalit, duke ftuar të gjithë në HardhFest 2017, puna për të cilin do të nisë menjëherë!


Në edicioni 15-të i festes së  rrushit HardhFest 2016 u shënua nen moton  PerKokerrtQefit, në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe artistike pjesëmarrës ishin grupi muzikor Elita 5 , Troja dhe shume artist si nga Kosova , Shqipëria dhe e gjithë Bota.