Parku i qytetit të Shtimes bëhet me një mini-bibliotekë

Të rinjtë e Shtimes, gjegjësisht Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, (KVRL), të enjten kanë përuruar mini-bibliotekën, me këtë rast përmbushën idenë e tyre dhe kreativitetin duke vendosur në Parkun e qytetit të Shtimes, raporton InfoKomuna.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Lumni Amrushi, përshëndeti dhe përgëzoi për këtë iniciativë të rinjtë e komunës së Shtimes dhe i inkurajon për të vazhduar më tutje, sepse ka mbështetjen dhe përkrahjen e DKRS-së dhe të komunës.

Drejtuesi i kësaj ideje, Resul Gashi ka falënderuar të gjithë ata që dhuruan libra për këtë mini-biblotekë, "e veçanërisht mobilerinë 'Idrizi' në Pjetërshticë, e cila na dhuroi raftin e librave dhe amxhprerësin 'Duma' që bëri dhurimin dhe montimin e xhamave!".

KVRL do të vazhdojë pasurimin e kësaj mini-bibloteke, e cila për momentin numëron 88 libra". /InfoKomuna/