Ka nisur Festivali Rapsodia Shqiptare

Organizuar nga Komuna e Skenderajt, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka nisur edicioni i 12-të i Festivalit Gjithëkombëtar Rapsodia Shqiptare.

Në hapje të tij të pranishmit i ka përshendetur Bekim Jashari, ndërsa hapjen zyrtare e bëri Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Në natën e parë konkuruan grupe rapsodësh dhe rapsodë nga Kosova. Nesër Festivali do të vazhdojë në natën e dytë me 16 këngë konkuruese.
Nata finale mbahet më 28 nëntor, ku do të ndahen edhe çmimet e Festivalit.

Festivali Rapsodia Shqiptare po mbahet në Qendrën e Kulturës "Hasan Prishtina" në Skenderaj nga ora 16:00. /InfoKomuna/