Për nder të 28 Nëntorit në Skenderaj hapet ekspozita e pikturave me motive kombëtare Shqiptare

Punimet e fundit të saj janë të ndara në 4 seri: Veku, Valltaret, Nuset dhe Kroi. Teuta sjell të kaluarën në një dimension të ri, vekun e sjell në një frymë të re, përtej asaj që shihet. Gra me veshje të bukur, me pamje fisnike që nëpërmjet formave dhe ngjyrave të shpirtit e kthejnë të kaluarën në një dritë të re.

 

“Jepu jetën gjerave të bukura”, kështu e titullon ekspozitën artistja Teuta Hasangjekaj. Ekspozita e saj e pikturave me motive kombëtare Shqiptare do të hapet të Premten me 27 Nëntor 2015 nga ora 11 në shtëpinë e kulturës në Skenderaj. Teuta (Beqiri) Hasangjekaj është një krijuese që kudo nëpër punimet e saj gjen gjurmët dhe detajet e bukura të motiveve kombëtare Shqiptare.

 

Punimet e fundit të saj janë të ndara në 4 seri: Veku, Valltaret, Nuset dhe Kroi. Teuta sjell të kaluarën në një dimension të ri, vekun e sjell në një frymë të re, përtej asaj që shihet. Gra me veshje të bukur, me pamje fisnike që nëpërmjet formave dhe ngjyrave të shpirtit e kthejnë të kaluarën në një dritë të re. Në vek ato jo vetëm që endin penjtë, por aty derdhin dashurinë për jetën, endin bukurinë e drunjve, zogjve, luleve. Në pikturat e saj, nëpërmjet lojës së ngjyrave, artistja nxjerr në pah bukurinë e gruas shqiptare por edhe forcën e cila i karakterizon ato.

 

Ajo që me vite mbeti e gjallë e që i jep kuptim e bukuri të kaluarës lenë gjurme tek pikturat e Teutës, e që me një frymë e një formë të re moderne nxjerr në pah dashurinë për traditën dhe kulturën që populli ynë ushqeu ndër vite.

 

Teuta (Beqiri) Hasangjekaj ka diplomuar dhe magjistruar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve. Më shumë për pikturat e Teutës vizitoni ekspozitën të Premten dhe të Shtunën (27-28 Nëntor 2015)Ekspoziten e hapi drejtori per kultur rini sport ne Skenderaj z.Hajriz Koci ndersa nje fjale rasti mbajti deputetja Ganimete Musliu.

 

\"Dikush moti më pat thënë se, nuk ka asnjë vend në botë që jep atë ndjesinë e festave kombëtare ashtu siç e jep Drenica. Kjo është arsyeja tjetër pse unë jam sot këtu.

 

Çdo pëllëmbë e kësaj toke është e thurur me lavdi, forcë, bujari e trimëri. Në çdo pëllëmbë të kësaj toke ende ndjehet jehona e këngëve të heronjve të saj që çdo brez i kultivon.\" Tha autorja Teuta Hasangjekaj në fjalën e saj para dashamirëve te artit në Skenderaj.