Pjesëmarrja ka qenë e madhe ku u përfaqësuan të gjitha shkollat fillore, shkollat e mesme të ulëta dhe ato të mesme të larta me nxënësit e tyre më të dalluar. Poezitë që u recituan nga shkrimtarë të ndryshëm, në mënyrë individual dhe pa skenografi.
Nga niveli fillor u zgjodhën recituesit më të mirë:
Vendi i parë -Anila Bytyqi-Nishor
Vendi i dytë-Ariona Sopa- Bukosh
Vendi i tretë-Leart Kolgeci - Vraniq
Nga niveli i mesëm i ulët u zgjodhën tre recituesit më të mirë:
Vendi i parë- Florian Baftiaj- Sallagrazhdë
Vendi i dytë-Granita Gollopeni- Suharekë
Vendi i tretë- Alisa Muharremaj- Gjinoc
Nga tri shkollat e mesme u përzgjodhën nga tre nxënës për garat
komunale të recituesve:
Vendi i parë- Ditjona Gashi Shkolla teknike
Vendi i dytë- Ermira Shala- gjimnazi
Vendi i tretë- Mirjeta Kyqyku- shkolla profesioanle
Shoqata Elena Gjika në Suharekë të gjithë pjesëmarresit i shpërbleu me nga një libër Brerore lirie ndërsa Drejtoria komunale e Arsimit me nga një mirënjohje për pjesëmarrje kurse tri vendet e para pë tri nivelet me nga një libër.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Sherif Berisha, i përgëzoi recituesit e përzgjedur ne tri vendet e para dhe inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit tjerë për suksesin dhe talentin e treguar në këtë garë.
/InfoKomuna/
Suharekë, mbahen garat komunale të recituesve 2017
Aktiviteti Garat e recituesve2017 tashmë është bërë garë tradicionale në mesin e disa aktiviteteve tjera të Drejtorisë komunale të Arsimit ku qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është angazhimi, motivimi dhe zbulimi i talentëve të rinj të artit të recitimit në shkollat tona.