Suharekë: Kryetari Asllanaj pret në takim Shoqaten Kulturore Shqiptare "Kosova"

Shoqata Kulturore Shqiptare “Kosova “ që vepron në qytetin Fellbach të Gjermanisë aktivitetin e saj e zhvillon tash e disa vite në lëminë e kultures shqiptare në këtë pjesë të gjermanisë.

Dy përfaqsues të kësaj Shoqate sot kanë vizituar kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, të cilin e kanë njoftuar për punën dhe aktivitetet që po bënë shoqata.

Kryetari Asllanaj me këtë rast ka thënë se “sot në takim e prita Refki Bytyçin përfaqsues i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kosova“ që vepron në Felbach dhe mirret me aktivitete kulturore të komunitetit shqiptarë që jetojnë atje dhe mësuesen Shaha Berisha-Bytyçi e cila mirret me arsimimin e gjuhës amtare për fëmijtë shqiptarë në Gjermani.

Ata e kanë falenderuar Komunën për ndihmat që i kanë dhënë Shoqatës, sidomos me sigurimin e garderobës për anëtarët e saj – veshjet kombëtare, si dhe na kanë bërë ftesë që për festën e Shtatorit të dërgojmë një grup muzikor atje për të marrë pjesë në aktivitetet kulturore që organizohen në Fellbach”, ka thënë kryetari Asllanaj./InfoKomuna/