AKV “Kemajl Azizi” përfaqëson Kosovën në Festivalin internacional të Vjenës

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” do ta përfaqësojë Kosovën në Festivalin Internacional që mbahet në Vjenë të Austrisë.

Kjo u bë e ditur dje nga përfaqësues të këtij ansambli të cilët dje para nisjes për në Austri janë takuar me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala, raporton InfoKomuna.

Drejtori Lala ju ka uruar atyre suksese dhe ndër tjerash shtoi se ka besim të plotë se ky ansambël do të përfaqësojë në mënyrë të shkëlqyer Vitinë dhe Kosovën në këtë festival të rëndësishme.

Përndryshe AKV “Kemaj Azizi” nga Vitia, shpeshherë është kthyere në Viti me çmimi të rëndësishme të cilat i ka rrëmbyer në festivale me konkurrencë të shteteve të mëdha. /InfoKomuna/