U mbajt nata e dytë e festivalit "Flakadanit i Karadakut 2019"

Në Viti të hënën është mbajtur nata e dytë e festivalit të Shoqërive dhe Ansambleve të këngëve dhe valleve “Flakadani i Karadakut 2019”.

Me këtë rast para publikut janë paraqitur 4 ansamble garuese: Qendra Kulturore “Kaçaniku”-Kaçanik, Shoqëria Kulturore Artistike “Presheva Jehon” nga Presheva, Shoqëria Kulturore Artistike “Koha”- Dinoshë nga Tuzi i Malit të Zi dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Dance Plus Folk” nga Elbasani i Shqipërisë.

Ndërkaq jashtë konkurrencës janë paraqitur Shoqëria Kulturore Artistike “Jonuz Ramadani” nga Smira e Vitisë dhe Qendra Kulturore “Anamorava”. /InfoKomuna/