Pronarët e Restoranit Ura e vjetër e Gurit, e cila gjendet në hapësirat e afërta të këtij monumenti të lashtë të trashigimisë kulturore, kanë informuar të gjitha institucionet komunale dhe ato qëndrore për dëmin e shkaktuar nga faktori kohë.
Si shihet në foto autoritetet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.E gjithë zona është qarkuar me shirita policor dhe është vendosur perimetri i sigurisë, edhe për të mbrojtur qytetarët që e vizitojnë këtë monument trashëgimie.
Ura e Gurit në Vushtrri edhe më parë është dëmtuar. Personeli i këtij objekti hotelier kanë intervenuar disa here për të ngritur blloqet e gurëve që po bien vazhdimisht.
/InfoKomuna/
Dëmtohet Ura e Gurit në Vushtrri, rrëzohen 36 blloqe gurësh
Ura e Gurit në Vushtrri, e cila gjendet në pjesën veriperendimore të qytetit,është dëmtuar në masë të madhe. Mbrëm,rreth orës, 03 pa mesnate, nga pjesa e epërme anësore e urës, për të cilën historia thotë se është ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane apo edhe më herët në kohën e Perandorisë Romake, së bashku me bazën janë rrëzuar 36 blloqe të gurëve.