Naime Beqiraj, poete me prejardhje nga Peja, me “Mosbindje femërore” u bë zë i fuqishëm jo vetëm si triumfuese e këtij festivali, por edhe me mesazhin e kundërshtimit femëror për t’ju bindur padrejtësisë.
Poetja e re vushtrriase, Medina Pasoma, përmes vargjeve të poezisë “Emri yt”, arriti të fitojë çmimin e dytë, ndërkohë që çmimin e tretë e ndanë poetet Blerina Tërbunja dhe Zade Kuqi. Çmimi Debutuesja e Festivalit u nda për poeten Sadije Krasniqi.Organizatorët kësaj radhe menduan edhe për një çmim të veçantë, i cili iu nda një njeriu të veçantë për stilin e tij të veçantë prej poeti.
Ishte ky poeti vushtrrias z. Nesim Spahiu, i cili edhe e hapi festivalin me një poezi të tij për Vushtrrinë.Për gjithë këtë organizim, natyrisht që kërkohej punë, angazhim, vullnet dhe përgjegjësi. E mbi të gjithë, punën më të vështirë e kishte juria, e cila pati për detyrë t’i vlerësojë poezitë.
Vlerësimi i poezive konkurruese në edicionin 36 të këtij festivali është bërë nga juria:
1. Vehbi Miftari;
2. Elvana Zaimi dhe
3. Donikë Gashi.
Këshilli Organizues i festivalit arriti që për dy ditë radhazi, poeteve t’u krijojë atmosferë që do t’u mbetet gjatë në kujtesë.Përshëndetjet lamtumirëse me poetet ishin vërtetë mallëngjyese për ne.
/InfoKomuna/