Sipas drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në Vushtrri, Fatmire Cecelia, kjo ngjarje është unike, por edhe unifikuese.
"Unike është për faktin se është një ngjarje e llojit që nuk është organizuar e as nuk organizohet në trojet tona, ndërsa unifikuese për faktin seunifikon poetet e të gjitha trojeve shqiptare", thotë drejtoreshaCecelia.
Nesër (e mërkure), në ora 18:00, në Qendrën Rinore“Naxhije dhe Fahri Buçinca”, në Vushtrri, do të organizohet edicioni 37 i Festivalit “Takimet e Poeteshave Shqiptare”.
Ky festivalbashkon poeteshat më të mira të trojeve shqiptare. Në këtë festival,përmes vargjeve të tyre, poetet shpalosin atë që quhet JETË. E jeta,ndonjëherë është e ëmbël e ndonjëherë e hidhur; ndonjëherë është siëndërr e ndonjëherë realitet.
"Andaj, ju ftoj që të merrni pjesënë festivalin, në të cilin do të mund të ndjeni ëmbëlsinë dhe zhgënjimet nga jeta, por edhe ëndrrat dhe realitetin e përjetuar dhe të shprehurnë vargje.
Ejani, ta shijojmë së bashku ëmbëlsinë e vargjeve më tëbukura, të poeteshave më të mira shqiptare", thotë Cecelia. /InfoKomuna/