Regjinë e realizoi Fazli Muharremi, producent ishte Besar Zahiti, kurse për muzikën u përkujdes Denis Verbovci. Me një skenografi të qëlluar të Bahri Muzaqit, ndriqim konform veprës nga Shefki Verbovci,dizajn profesionist nga Enver Dubovci, në këtë komedi u gershetuan elementet e ruajtjes se tradites ne fshat, punes dhe respektit familjar.
Nje komedi qe komunikoi shume mire me publikun,që kishin mbushur përplotë sallën e kinemasë të QK Hasan Prishtina Aktoret ishin ne nivel te duhur, ju pershtaten shume mire situatave.
Vlen te veçohet personazhi i vajzes e cila ka pasur shume thyrje emocionale edhe trasformimet e saj ishin ne vend te duhur dhe efikase. Personazhi i Babes ishte shume i kendeshem dhe publiku e duartrokiti per dy arsye ,e para ka arritur ta realizoj nje karakter qe ne situata te ndryshme te tregoj dashurine e vajzes po edhe respektin e dhenderrit.
Naser Shala me këtë rol i kthehet skenes pas 20 vjeteve,sepse shfaqja e tij e fundit ishte me 1997. Bujari ne rolin e Dardanit nje aktor i lindur per komedi. Gjate gjithe kohes din ti pershtatet situates karakteri i tij eshte i mbushur me friken po edhe me dashurin dy elemente qe i barti ky karakter. Komedia eshte nje zhaner i veshtire ne realizim mirpo regjisori vushtrrias sikur e ka gjetur formulen e realizimit te komedive. Publiku u nda shume i kenaqur me kete komedi.
Personazhi i Rames qe aktroi Naser Shala eshte i nje babe i perkushtuar ndaj vajzes se tij Flutures, babai eshte adhurues i muzikes se vjeter dhe kultivues i arrave. Skena e pare fillon me dialogun ne mes Rames dhe Dardanit. Djaloshi i vie ne shtepi me nje qellim te vetem qe vajzen e tij ta kerkoj per grua. Babai gezohet shume qe me ne fund vajza e tij do te behet me burre duke e ditur qe Flutura qe kur zgjohet merret me punet ne ara merret me shtazet dhe me kuzhinen. Babai i thote qe sa per te kjo pune eshte e kryer por duhet ta pyesim Fluturen.
Në atë moment te dialogut dera e hyrjes rrezohet e Flutura mbi dere. Babai e ka nderruar qelsin dhe nuk ka treguar Ne kete moment djaloshi struket dhe e kaplon frika nga ky personazh. Babai del per ta rregulluar deren dhe i len keta vetem. Biseda e tyre eshte e perqendruar te livadhet e qeve se te kujt jane dhe aq eshte konflikti i madh qe harron djaloshi per qka ka ardhur. Djaloshi ka rrahje te shpeshta te zemres dhe koqitje te kembes. Ardhja e babait i qeteson per moment mirpo acarohet situata kur djalosh kembengul ne ate te veten dhe del jashte per tu qetsuar .Babai i tregon vajzes arsyen e ardhjes ajo shtangohet dhe e lut babain qe ta kthen.
Takim prap ne mes vajzes dhe djalit Flutura i afrohet afer se e din qellimin e ardhjes dhe pranon qe ato ara jane te tij nje skene me dashuri nga vajza po me plot frike nga djali. Situata acarohet prap kur Dardani fillon ta lavdon zagarin e tij atehere Flutura eksplodon nga emocionet dhe perseri fillon konflikti nderhyn babai prap dhe ne ate moment Dardani shtangohet Flutura e sheh gjendjen e tij mundohen qe ta kthejn ne jete pas pak ai zgjohet .Babai i merr te dy dhe i shpall burre e grua.
Teatri i Qytetit shfaq me sukses komedinë 'Msitnia'
Teatri i Qytetit në Vushtrri shfaqi me sukses komedinë Msitnia,tekst i Çehovit, i pershtatur nga Fazli Muharremi. Aktruan Naser Shala (Rama) Blerina Veseli (Flutura) dhe Bujar Haxhaj (Dardani).