Ferizaj, nga 33 mijë ndërtime pa leje, vetëm 300 kërkesa për legalizim

Drejtori i Urbanizmit i Ferizajt, Faik Grainca, gjatë një konference shtypi, të hënën, ka njoftuar se numri i aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje është minimal.“Deri tashti janë të regjistruara rreth 33 mijë objekte të ndërtuara pa leje, por për fat të keq në fazën e aplikimit për t'i trajtuar këto kërkesa ka qenë një interesim krejt i vogël sikurse në tërë Kosovën dhe ne i kemi më pak se 300 kërkesa dhe ne mendojmë që shpejt secilën prej tyre ta trajtojmë dhe për secilën të kthejmë përgjigje “, ka sqaruar ai, shkruan sot “Koha Ditore”.