Kryetari Ramosaj nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur sot në takim Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zv. Ministrin Jeton Raka, me të cilin nënshkruan aneks Marrëveshje të Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Lumbardh.

Lidhur me këtë, kryetari Ramosaj ka shkruar:

“Me bashkëpunëtorë, pritëm sot në takim Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe zv. Ministrin z. Jeton Raka, me të cilin nënshkruam aneks Marrëveshje të Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Lumbardh, në vlerë prej 900,000.00 euro për vitin 2024.

Jemi mirënjohës ndaj Ministrisë dhe Ministrit Aliu për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të Komunës së Deçanit!
BR”