Të pranishëm ishin koordinatori i KKSB-së, Ismet Kukleci, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSBE-së dhe anëtarë të tjerë.
Rendi i ditës ishte:
1. Çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit;
2. Të ndryshme.
Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Deçanit, kryetari Ramosaj është shprehur se situata në gjithë territorin e komunës është e qetë dhe stabile, kjo bazohet në raportet të cilat marrim nga personat përgjegjës si nga stacioni i Policisë në Deçan gjithashtu edhe nga institucionet relevante.
Komandant i Stacionit të Policisë në Deçan, z. Faik Jahmurataj ka raportuar duke thënë se gjatë periudhës raportuese situata e sigurisë në komunën e Deçanit ka qenë e qetë dhe stabile.
Mbahet mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Deçanit
Gjatë ditës së sotme, është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Deçanit, mbledhje të cilën e udhëhoqi kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj.