Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mushkolaj ka theksuar se Balaj është një ndër figurat më të përkushtuara në shërbim të komunitetit – zë i qytetarëve, njeri i fjalës dhe i veprës.
Postimi i plotë:
Sylë Balaj – pjesë e listës sonë për fitore dhe ndryshim!
Sylë Balaj vjen nga vendi i bujarisë dhe traditës, Isniqi i kullave e njerëzve të besës. Ai kthehet për të konfirmuar besimin tuaj, pas një pune dhe përkushtimi ndaj komunitetit, e zërit që ju dha problemeve që ballafaqohemi çdo ditë.
Sylë Balaj është një profesionist i dëshmuar në fushën e stomatologjisë. Ai para fjalës ka punën, para se të presë ai vepron. Një person i rrallë, që dëgjon dhe ndjen hallet e banorëve. Këtë e ka dëshmuar me vullnetin e hekurt dhe përkushtimin e pashoq për punët që i prekin komunitetin.
Ai nuk i sheh problemet nga lart, merret direkt me to, ka kujdesin për çdo problem. Për të, zhvillimi i një qyteti nuk ndodh nga fjalët e mëdha, por nga veprimet e vogla. Ashtu siç ju i përballeni me to në çdo lagje e fshat të Deçanit.
Me Sylën në krah, ne do të kemi një shtyllë të fortë në rrugëtimin tonë për një Deçan që u përket të gjithëve dhe që u shërben të gjithëve. Ai është mishërimi i ndryshimit të vërtetë që i duhet Deçanit – njeri i punës, me vlera dhe vizion.
Këtu, Sylë Balaj bën dallimin. Për këtë, kërkojmë bashkë besimin për ta sjellë ndryshimin.
#NdryshimineBejmëBashkë
Sylë Balaj pjesë e listës së LDK-së në Deçan
Kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit nga radhët e LDK-së, Jeton Mushkolaj, ka zyrtarizuar Sylë Balajn kandidat për këshilltar komunal për Kuvendin Komunal.

