“Nga ministri gjithashtu mora premtimin se do t'i japë zgjidhje linjës transportuese Dragash - Prizren dhe anasjelltas, si dhe vazhdimin e punimeve te Ura e Zaplluxhës.” – thuhet në njoftimin e kryetarit Xheladini.
Kryetari Xheladini nënshkruan Memorandum për asfaltimin e Stacionit të Autobusëve në Dragash
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, përmes një postimi ka njoftuar se sot, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës, me zëvendësministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishi, nënshkruan Memorandumin për asfaltimin e Stacionit të Autobusëve në Dragash.