Kryetari Xheladini vizitoi disa nga punimet në terren

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se, sot ka vizituar disa projekte që kanë përfunduar ose janë para përfundimit.

Kryetari Xheladini ka renditur edhe projektet e vizituara gjatë ditës së sotme siç janë: Zaplluxhe, kubëzimet në tri mëhallët, renovimi i shkollës, ura dhe stadiumi; Në Blaç, renovimi i AMF-së; Në Bresanë, Parku dhe renovimi i Shtëpisë së Kulturës.