Projekti për rregullimin e ndriçimit publik në (Drenasin III) Çikatovë të Re është dy vjeçar dhe në këtë projekt është bërë vendosja e 47 trupave ndriçues të LED-it, dhe ky projekt do të vazhdoj edhe vitin tjetër ku do të përfshihën të gjitha lagjet e kësaj zone të banimit.
Në kuadër të këtij projekti, në Çikatovë të Re janë rregulluar edhe dy lagje me kubëza në siperfaqe prej 1200 metrave katror dhe në projektin dy vjeçar ky projekt do të vazhdoj në rregullimin e të gjitha rrugëve me kubëza.
Ndriçimi publik me LED është bërë edhe në rrugën e banesave kolektive ku nga Komuna janë vendosur 48 familje me asistencë sociale. Vlera e kontratës dy vjeçare është 34 mijë euro dhe këtë vit janë realizuar 20 mijë euro.InfoKomuna/
Drenas: Çikatova e Re behët me ndriçim publik
Në kuader të Planit Komunal për Efiçiencë të Energjisë Elektrike, Drejtoria e Urbanizimit ka përfunduar fazen e parë të projektit për ndriçimit publik në Çikatovë e Re të Komunës së Drenasit, zonë e urbanizume e qytetit dhe janë rregulluar me kubëza dy rrugë të lagjeve në siperfaqe prej 1200 metrave katror.