Asfaltohet mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se është bërë asfaltimi i mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc.

“Mbi 1 kilometër rrugë u asfaltuan në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc duke mundësuar qarkullimin e lehtësuar të banorëve dhe mundësi për zhvillimin e turizmit në panoramën e jashtëzakonshme malore të Jezercit.” – ka shkruar kryetari Aliu.