Asfaltohet rruga “Gjergj Fishta” në qytetin e Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se tashmë kanë asfaltuar edhe rrugën “Gjergj Fishta” në qytet.

“Asfaltuam rrugën "Gjergj Fishta" në qytet me gjatësi prej afro 800m duke lehtësuar qarkullimin e banorëve dhe zhvillimin e bizneseve të kësaj zone.”- ka shkruar kryetari Aliu.