Lidhur me këtë marrëveshje, kryetari Aliu ka shkruar:
“Sot, në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ku bashkë me Ministrin z. Fikrim Damka, nënshkruam marrëveshjen e bashkëfinancimit të projektit "Krijimi i infrastrukturës rekreative-sportive në zonën turistike Neredime - Jezerc’’ në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024, projekt ky që do t'i shtohet investimit tonë në zonën e jashtëzakonshme natyrore në Neredime-Jezerc.”
Kryetari Aliu nënshkruan Marrëveshje Bashkëfinancimi me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëfinancimi me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, marrëveshje kjo për projektin "Krijimi i infrastrukturës rekreative-sportive në zonën turistike Neredime - Jezerc’’.