Kryetari Aliu, njoftoi se në këtë takim diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkëinvestimit me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, duke investuar në laboratorë dhe njësi të kujdesit ndaj pacientëve, me qëllim shërbimin më të mirë ndaj tyre.
Kryetari Aliu priti në takim përfaqësues të projektit AQH
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se, bashkë me drejtorin e shëndetësisë dhe drejtoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, pritën në takim nga projekti AQH (Accessible Quality Healthcare), Nicu Fota, udhëheqës i projektit AQH, Zana Aqifi, zyrtare e lartë për komunikim në projekt dhe Linda Mulolli, konsulente e projektit.