Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:
“Mirëprita sot, udhëheqësen e Drejtorisë Rajonale për Rajonin e Ferizajt të Shërbimit Sprovues të Kosovës znj. Fusharza Kelmendi me bashkëpunëtorë, ku nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për lehtësimin e ekzekutimit të masave dhe dënimeve alternative, pjesë e trajtimit nga Shërbimi Sprovues i Kosovës.”
Kryetari Aliu priti në takim udhëheqësen e Drejtorisë Rajonale për Rajonin e Ferizajt të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Fusharza Kelmendi
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se ka pritur në takim udhëheqësen e Drejtorisë Rajonale për Rajonin e Ferizajt të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Fusharza Kelmendi, me të cilën ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi.