Vendosen pllaka informuese nëpër pikat turistike të Ferizajt

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajt, gjatë këtyre ditëve ka bërë vendosjen e pllakave informuese nëpër pikat turistike të qytetit të Ferizajt.

Përmes këtyre pllakave turistët të cilët i vizitojnë këto pika turistike, e din saktë se cilat vende janë duke i vizituar.

Vendosja e këtyre pllakave është bërë në kuadër te projekteve për zhvillimin e turizmit që po bën kjo drejtori.