Frekuentimi i pishinës Gërmia [VIDEO]

Në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ishte i ftuar Nexhat Uka Kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes "Sport Marketing", e cila menaxhon me pishinën e Gërmisë.

Ndryshimi i temperaturave dhe reshjet e shiut gjatë ditës së sotme kanë bërë që numri i vizitorëve në pishinën  Gërmisë të jetë i vogël. Nexhat Uka menaxher  i Pishinës  tha se  në ditët e kaluara ku temperaturat ishin të larta numri i vizitorëve ka qenë shumë i madh. Megjithatë sipas tij frekuentimi i pishinës varet nga kushtet atmosferike.

"Ne jemi të përkushtuar në mbarëvajtjen e punës në pishinë. Kemi disa grupe, si grupi i shpëtimtarëve që merret  me  stafin e emergjencës dhe stafin teknik. Stafi teknik  merret me mirëmbajtjen e pishinës kurse ai i emergjencës merret kryesisht me sigurinë e njerëzve apo vizitorëve që mund të ketë ndonjë aksident të vogël", ka thënë Uka.

Sipas tij deri më tani kryesisht kanë qenë deri 1400 vizitorë në ditë,  por pishina e  Gërmisë ka kapacitet edhe për 4000 vizitorë, gjë e cila ka ndodhur në dy raste gjatë këtij sezoni.

Sa i përket analizave të ujit Uka tha se janë  të sigurta dhe menaxhimi bëhet shumë mirë.

"Sa i përket aksidenteve me lëndime kemi pasur, por kanë qenë kryesisht me  lëndime të lehta. Tani është më e lehtë, pasi edhe vizitorët janë shumë më të vëmendshëm", ka shtuar Uka.