Drejtoria për Inspektorat e kësaj komune, bazuar në detyrat zyrtare ka filluar me aksionin lidhur me largimin e këtyre reklamave të vendosura nga bizneset në mënyrë ilegale.
Deri më tani inspektorët kanë filluar procedura për rreth 20 biznese në rrugën "Dardania".
Filloi aksioni për largimin e reklamave të vendosura ilegalisht në Komunën e Fushë Kosovës
Nga Komuna e Fushë Kosovës, njoftojnë se bazuar në Rregulloren për Shërbime Publike dhe Mjedis ndalohet: Publikimi i të gjitha llojeve të shpalljeve, pllakatave, e të ngjajshme si dhe vendosja e tyre nëpër asetet komunale.