Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë komunë, angazhoi punëtorët të cilët intervenuan në rregullimin e varrezave të cilat ishin të dëmtuara.
"Pjesë e këtyre punëve është edhe largimi i ujërave atmosferike nga këto varreza, projekt ky i përhershëm për të cilin pritet një zgjidhje e përhershme e këtij problemi. Punimet pritet të përfundojnë brenda këtyre ditëve përkatësisht para datës 26 mars." - thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Rregullohen varrezat e martirëve në Fushë Kosovë
Në prag të shënimit të njëzetepesë vjetorit të masakrës së Fushë Kosovës, këto ditë përfundoi renovimi i varrezave të martirëve.