“Të nderuar qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës, kam nderin që në emër të komunës sonë, të shpreh urimet më të përzemërta në përvjetorin e 16 të shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Shënimi i kësaj dite na bënë krenar për gjithë sakrificën e popullit, por njëkohësisht, kjo ditë na përkujton më të çmuarit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës që bënë çmos për lirinë e këtij vendi.
Gjithashtu rikujtojmë edhe miqtë tanë aleat, të cilët ishin dhe mbeten përkrah popullit të Kosovës, thuhet ndër tjerash në urimin e Kryetarit Berisha.
Gëzuar!”
Urimi i Kryetarit Berisha me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha me rastin e 17 shkurtit, 16 vjetorit të Ditës së Pavarësisë, ka uruar të gjithë qytetarët me një mesazh.