Konkretisht, bëhet fjalë për projektin “Renovimi i objektit te N.P.L Stacioni i autobusëve Gjakovë”, përmes së cilit kjo ndërmarrje do të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët e komunës sonë.
Komuna e Gjakovës, përfituese e Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024 nga Ministria për Zhvillim Rajonal
Në kuadër të këtij programi, Ministri për Zhvillim Rajonal Fikrim Damka dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për zbatimin e projektit, i cili do të jetë bashkëfinancim në mes të MZHR-së dhe Komunës së Gjakovës.