Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth Programit të Transparencës dhe sigurimin e qasjes në dokumente publike, informimin e qytetarëve rreth përpunimit të të dhënave personale nga Komuna përmes Politikave të Privatësisë, si dhe për rëndësinë që zyrtarët për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike kanë për të siguruar që institucionet veprojnë në përputhshmëri me obligimet ligjore.
Kryetari Gjini, ofroi gjithë mbështetjen e nevojshme nga institucioni komunal që ai udhëheq, për realizimin e këtij programi.
Kryetari Gjini ka pritur në takim përfaqësuese të Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe Udhëheqësi i Sektorit Ligjor, Frrok Gjergjaj, kanë pritur në takim përfaqësuese të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, përkatësisht komisioneren për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva - Dermaku me bashkëpunëtoret e saj.