“Sot, bashkë me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Renovimi dhe adaptimi i objektit shkollor të gjimnazit “Hajdar Dushi”.
Me KDI-në do të bashkëpunojmë në aspektin e monitorimit, me qëllim të rritjes së transparencës gjatë fazës së planifikimit dhe ekzekutimit të këtij projekti.” – ka shkruar kryetari Gjini.
Kryetari Gjini nënshkruan marrëveshjen për “Renovimin dhe adaptimin e objektit shkollor të gjimnazit “Hajdar Dushi”
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se sot bashkë me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Renovimi dhe adaptimi i objektit shkollor të gjimnazit “Hajdar Dushi”.