Kryetari Gjini, lidhur me këtë takim ndër të tjera ka shkruar:
“Ky aktivitet u mbështet nga projekti i USAID - Aktiviteti për Qeverisje të Pronës, të cilëve u jam mirënjohës dhe falënderues për iniciativën drejtë finalizimit të një teme të filluar që nga vitit 2018.
Me anëtarët e këtij Këshilli kemi diskutuar për Hartën Zonale Komunale, dokument i cili u miratua ditë më parë në Kuvendin e Komunës e përmes së cilit synojmë ta rregullojmë zhvillimin e mëtejmë të komunës së Gjakovës në shumë aspekte.
Theks të veçantë gjatë këtij takimi patëm tek pronat e shumta komunale, të cilat komuna gjatë këtij viti ka i vënë në dispozicion qoftë për shkëmbim qoftë për shfrytëzim në afat të caktuar.
Konsideroj, se në harmoni edhe me Hartën Zonale Komunale dhe Planin Zhvillimor Komunal, këto prona do të jenë ndihmë e madhe për të gjithë bizneset, në veçanti ato prodhuese në ngritjen e kapaciteteve të tyre.”
Mbahet takimi i radhës me Këshillin Publiko – Privat të Komunës së Gjakovës
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se kanë mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin Publiko – Privat të kësaj komune.