Totali i dhjetë rrugëve që janë duke u asfaltuar në këtë fshat është 2 mijë e 314 metra.
Kostoja e këtij projekti kapë shumën prej 64 mijë e 678.92 euro.
Kryetari i Komunës Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Mentor Mihovcin, kanë parë nga afër punimet e asfaltimit të rrugëve të këtij lokaliteti.
"Po vazhdojmë investimet në infrastrukturën e fshatrave të harruara nga e kaluara" , tha i pari i Gjilanit.
Sipas tij investime jo të pakta po bëhen nga fshatrat drejt qytetit, me qëllim të ngritjes së perspektivës edhe në fshatra.
Fshati Bilinicë në Gjilan po bëhet me rrugë të reja në një gjatësi prej 2 mijë e 314 metra
Në vazhdën e përmirësimit të infrastrukturës në fshatrat e Komunës së Gjilanit, tashmë janë duke u asfaltuar rrugët e fshatit Bilinicë.