Grupi i Auditimit Social pritet në takim nga kryetari i Gjilanit

Grupi i Auditimit Social në Gjilan gjatë takimit me kryetarin, Alban Hyseni, diskutuan mbi gjetjet dhe rekomandimet e projekteve të përfshira në këtë proces të monitorimit.

Duke ofruar detaje mbi projektet, kryetari informoi për planet e investimeve në interes të komuniteteve lokale dhe zhvillimit ekonomik lokal.

Projekti fuqizimi i qytetarëve përmes Auditimit Social, implementohet nga Instituti KLGI, mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.